Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Autoriteti i Dosjeve ka kryer veprimtari mafioze, po përdoret nga Rama e Veliaj


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Log” ka folur në lidhje me përmendjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Meta ka deklaruar se dosjet janë manipuluar madje ka shtuar se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë ata të cilët kanë kryer edhe falsifikimin e dosjes, për personat të lidhur me Sigurimin e Shtetit.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot. Nuk mund të ketë kurrë një bashkëpunëtor me emër e mbiemër. Ka disa të dhëna për të qenë bashkëpunëtor.

Kjo është poshtërsia e anëtarëve aktualë të Autoritete të Dosjeve të cilët përdoren nga Edi Rama dhe ky i Bashkisë, që nxjerrin emrat të njerëzve të cilët kanë fëmijë sot, kanë jetën e tyre, nuk merren me politikë, vetëm e vetëm për të manipuluar dhe goditur politikisht Ilir Metës.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot, shpresoj që Prokuroria ta bëjë së shpejti. Imagjinoi kur ata i bëjnë këtë falsifikime për Ilir Metën, sepse çdo gjë ka nisur me një e-mail nga SHBA, ku thoshte se një dorë e mistershme e ka shpëtuar. Por në fakt ajo dorë e mistershme është ajo që ka bërë gjithë këtë falsifikim.

Në atë dosje nuk është emri Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti Dosjeve ka kryer veprimtari mafioze. Rilindasit jo vetëm nuk më heqin dot nga politika, por me të gjithë popullin shqiptar do t’i përzë sepse janë banditë”, deklaroi kryetari i PL.