Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis për deklaratat e Erdoganit: Është e papranueshme që Greqia të pranojë kërcënime që na sfidojnë sovranitetin


Këtë të martë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, duke theksuar se është e papranueshme që një vend aleat i NATO-s të vërë në dyshim sovranitetin e Greqisë.

Konkretisht, Mitsotakis u takua sot me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Greqi.

Siç raporton gazeta Protothema, gjatë takimit që patën, kryeministri grek fillimisht iu referua krizës energjetike, e cila sipas tij kërkon një përgjigje të përbashkët dhe vendime të guximshme të vendeve evropiane për të mbështetur familjet dhe bizneset.

Mes të tjerash ai theksoi se revizionizmi dhe ndryshimi i kufijve nuk mund të tolerohen, siç tregohet nga pushtimi rus i Ukrainës.

Ndërsa lidhur me retorikën agresive në rritje të Turqisë, Mitsotakis përsëriti se qëndrimi i përhershëm i Greqisë është dialogu i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare të detit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai theksoi gjithashtu se “është e papranueshme që Greqia të marrë kërcënime që shkojnë deri në pikëpyetje të sovranitetit grek nga një vend që është aleat në NATO”.