Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në qytetin e Korçës. Dhe personat që janë përfshirë në këtë konflikt janë dy zyrtarë të Partisë Demokratike.
Sipas “Top Channel”, kryetari i degës së PD-sës në Korçë Devis Osmani është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie, Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.