Në qytetin e Korçës është rritur ndjeshëm çmimi i i druve që përdoren për ngrohje.
Çmimi i një metër kub dru zjarri ka shkuar deri në 7500 lekë duke vënë qytetarët e kësaj zone në vështirësi pasi ngrohja me dru është alternativa e vetme.
“Lashë dy pensione, mezi i mora. 7000 lekë i kam marrë. Çmimet janë të lartë, çfarë të bëjmë? Lamë një gjë tjetër mangët morëm drutë se këtu pa dru nuk rri dot”, u shpreh një pensionist.
Një vështirësi tjetër është edhe mungesa e lëndës drusore, raporton Report TV që ka vëzhguar se ndryshe nga vitet e kaluara, fushat e druve këtë vit nuk punojnë me kapacitet të plotë.