Zbardhet padia në Gjykatën Kushtetuese të 29 deputetëve të PD-së, të cilët kërkojnë shfuqizimin e Bordit të Transparencës, që cakton çmimin e karburanteve.
Deputetët që dorëzuan padinë në emër të PD-së në Gjykatë Kushtetuese ishin Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula.
Deputetja Dhurata Çupi tha se bordi i ngritur për të mbajtur nën kontroll çmimet u shndërrua shumë shpejt në “klubin e oligarkëve”, duke dëmtuar interesin e qytetarëve.
Deputeti Sula nga ana tjetër tha se Bordi, nuk ka në përbërje të tij përfaqësues nga konsumatorët, por vetëm nga qeveria dhe kompanitë, prandaj thotë thekson se është i qartë se ai është krijuar për të vjedhur qytetarët.
Edhe deputeti Enkelejd Alibeaj në një postim në rrjetet sociale e ka quajtur Bordin “Klubi i Oligarkëve që në bashkëpunim me Edi Ramën, mbrojnë interesat e tyre në kurriz të shqiptarëve”.
Alibeaj thekson se tani “është në nderin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim me seriozitet dhe sa më parë kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së”.
Në kërkesën prej 25 faqesh, thuhet se qeveria kishte detyrim edhe të subvenciononte shumën monetare të rritjes së çmimit për qytetarët.
Dokumenti është firmosur nga 29 deputetë të PD-së të cilët pjesa më e madhe janë nga grupi mbështetës i Lulzim Bashës, me përjashtim të Alfred Rrushajt, Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.
Kliko këtu për dokumentin e plotë.