Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Itali


Një 30-vjeçar italian është arrestuar lidhur me vrasjen e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara pak ditë më parë.

43-vjeçari u gjet i vrarë me tre plumba anash rrugës pranë San Carlo Canavese-s në Torino. Sipas mediave italiane, Ara ishte torturuar para se të qëllohej për vdekje.

Identiteti i autorit të dyshuar nuk dihet ende ndërsa po hetohet nëse ai ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë.

Pak ditë më parë një tjetër biznesmen shqiptar u vra në ishullin Rodos të Greqisë. 46-vjeçari Xhani Topalli u gjet i vrarë në Kalithea ndërsa krimi është pranuar nga një biznesmen grek në fushën e hotelerisë.

Për ngjarjan është arrestuar edhe i biri i cili dyshohet se ndihmoi të atin për të lëvizur trupin e viktimës. Dyshohet se babë e bir e kanë qëlluar në kokë Topallin duke i shkaktuar vdekjen ndërsa në polici kanë deklaruar se e qëlluan për vetëmbrojtje.