Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me gazetarë e ekspertë të sigurisë publike, ka bërë një reagim ndaj kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit për të zbardhur situatën me të kërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.
Berisha tha se Rama duhet të pyesë vëllain e tij Olsin se ku është Ervis Martinaj.
“Sot Rama porosiste Met Rrumbullakun për Vis Martinajn, por ja tregoj unë ku është. Është tek lojërat e fatit. Shko te Olsi dhe t’i thotë Olsi.
Ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai i tij është hija i tyre dhe sa ishte ishin ilegale, seç ndodhi me të le pyes lojërat e fatit jo Met rrumbullakun, sa iku ai lojërat u bënë të ligjshme tani.
Gjithçka lëviz në një trajektore nga kupola dhe zbret poshtë. Situatë dëshpëruese në pamje të parë. Por unë jam optimist”, tha Berisha.