Ministri i Brendshëm Çuçi tha sot se deklarata e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano për dekonspirim aksionesh të policisë do hetohet thellë për të zbardhur të vërtetën.
Teksa njoftoi Muhamet Rrumbullakun si drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Çuçi tha se në hetim do përfshihet edhe Nano.
“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka policia e shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur se di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin. Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shuar drejt zbardhjes së të vërtetës. Për të gëlltitur këdo që dekonspiron brenda policisë.” – tha Çuçi.