Ditën e djeshme u bë publik kërcënimi i drejtorit të doganës së Fierit Arlind Lagji ndaj një qytetari në Fier, me gruan e të cilit zyrtari ka pasur një lidhje jashtë martesore.
Lagji e kërcënonte Algert Belulajn se do e bënte thela-thela që kur të dilte në Fier t’i dridhej mishi.
Sot qytetari që bëri denoncimin, Algert Belulaj ka shkruar në Facebook se drejtori i Doganës së Fierit i ka kërkuar falje dhe që të mos e vijonte më denoncimin ndaj tij, shkruan Syri.
Në një status në Facebook, Belulaj shkruan se Arlind Lagji i ka kërkuar takim urgjente përmes njerëzve të tjerë, madje i ka thënë vëlla dhe të hëngsha m*tin.