Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi si Greqia kur falimentoi, belgët duhet ta dinë këtë. Na mbytët me dogmat e gjelbra” – Kryebashkiaku


Politikat energjetike të qeverisë belge e kanë shtyrë vendin në një gjendje të rëndë dhe e kanë bërë atë të ngjashëm me Greqinë e zhytur në borxhe, ka thënë kreu i partisë opozitare të vendit Aleanca e Re Flamane.

Është koha që belgët të përballen me ‘të vërtetën e hidhur’ se vendi i tyre është ‘i falimentuar’, tha Bart De Wever, i cili po shërben gjithashtu si kryebashkiak i Antwerp-it, në një intervistë me televizionin lokal, cituar nga e përditshmja belge Het Laatste Nieuws.

“Shikoni borxhin tonë, shpenzimet e qeverisë dhe deficitin. Është më keq se në Evropën Jugore.” – tha ai. “Kam thënë më parë se pas goditjes së ardhshme ekonomike do të jemi Greqia e re. Fatkeqësisht, kjo është tani e vërteta.” – shtoi ai.

De Wever, i cili drejton një forcë politike nacionaliste flamande konservatore, akuzoi qeverinë e kryeministrit Alexander De Croo për dështimin për të përgatitur Belgjikën për krizën e vazhdueshme energjetike të BE-së, duke e krahasuar krizën me atë që po përjeton SHBA.

“Populli amerikan nuk është në këtë lloj m*ti. Ata kanë bërë të kundërtën e asaj që kemi bërë ne. Ata tani janë eksportues të naftës dhe gazit, gjë që nuk ishte rasti 20 vjet më parë.” – tha ai.

Politikani belg argumentoi se aderimi i BE-së ndaj ‘dogmave të gjelbra’ bëri pak për të shmangur ndryshimin e klimës, pasi standardet strikte thjesht i shtyjnë industritë drejt vendeve të tjera. Belgjika dhe Gjermania ishin veçanërisht ‘budallaqe’ duke hequr centralet e energjisë bërthamore, beson De Wever.

Qeveria aktuale pohoi synimin e saj për mbylljen e termocentralit bërthamor Doel dhe termocentralit bërthamor Tihange në marrëveshjen e koalicionit të dhjetorit. Procesi i çmontimit të të shtatë njësive belge është planifikuar të nisë këtë vit, me një mbyllje të plotë deri në vitin 2025. Plani ishte ndërtimi i termocentraleve me gaz të subvencionuar nga qeveria për të kompensuar humbjen e prodhimit të energjisë elektrike.

Rajoni i Flanders, i cili ka disa industri me energji intensive, është veçanërisht i prekshëm ndaj mungesës së energjisë, shtoi ai.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani