Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kuvendi të miratojë projektligjin për indeksimin e pagave, mbron punonjësit nga rritja e çmimeve


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në zonën e Kombinatit në Tiranë foli edhe për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve në vend.

Meta bëri thirrje që projektligji për indeksimin e pagave i dorëzuar nga PL të miratohet sa më shpejt sepse mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.

Përmes këtij projekt ligji mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Vendi ka pasur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur dhe nuk ka në përfituar të gjithë, madje as nuk janë indeksuar me nivelin e inflacionit. Kjo ka krijuar një situatë të rëndë sociale e ekonomike. Paga minimale është e nevojshme të përfshihet në indeksim.

Rritja e indeksimi, bën përfitues punonjësit të rritjes s ekonomisë dhe rrit mirëqenien e tyre. Rritja nxit rritjen e konsumit dhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit dhe rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Kuvendi të shqyrtojë e votojë menjëherë një projektligj i cili mbron qytetarët”, u shpreh Meta.