Ministri i Brendshëm ka njoftuar Muhamet Rrumbullakun si drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Çuçi e bëri njoftimin gjatë leximit të vendimeve të qeverisë.
Po kështu ministri i Brendshëm njoftoi se në oprën 16:00 do bënte një prezantim më të gjerë të dejtorit të ri.
Nano u shkarkua pak ditë më parë teksa ministri Çuçi tha se vendimi ishte marrë për shkak se ai nuk përmbushi objektivat.
Në një intervistë për mediat franceze pas shakrkimit, ish-drejtori Nano tha se mbi 14 kriminelë i kishin shpëtuar arrestimit në operacione e policisë pasi këto të fundit dekonspiroheshin.
“Sot këshilli i ministrave të Policisë së Shtetit që ka mbajtur shumë detyra, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar edhe në pozicionin që ka mbajtur, është drejtori që reformoi agjencinë dhe rezultatet e Reformës po ndihen. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshë së re të IKMT-së.” – tha Çuçi.