Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – Agjenti i dorëhequr i FBI-së ‘varrosi’ dëshminë e informatorit mbi biznesin e familjes Biden


Majtas: Ish-agjenti i FBI-së Timothy Thibault, djathtas: Presidenti amerikan Joe Biden dhe i biri Hunter

Ish-agjenti i FBI-së Timothy Thibault thuhet se ka ‘varrosur’ informacionin nga Tony Bobulinski në lidhje me skemën e biznesit të familjes Biden me një kompani energjetike tashmë të falimentuar të lidhur me Partinë Komuniste Kineze. Marrëveshja përfshinte dhjetë për qind ‘të mbajtura nga H për djalin e madh’, për të cilin Bobulinski thotë se është presidenti Joe Biden.

Bobulinski, i cili personalisht u takua me Joe Biden në vitin 2017 rreth 60 minuta për të diskutuar ‘planet e biznesit të familjes Biden me kinezët’, thuhet se i dha FBI-së tre telefona celularë me mesazhe të koduara mes tij dhe partnerëve të biznesit, raportoi New York Post të dielën.

Bobulinski gjithashtu i dorëzoi zyrës ‘email-e dhe dokumente financiare që japin hollësi për operacionin e korruptuar të ndikimit të familjes Biden në vendet e huaja gjatë kohës kur Joe Biden ishte zv.president i SHBA-së në administratën Obama’.

Intervista e Bobulinskit me FBI-në thuhet se përfshiu takimin me dy agjentë të rangut të lartë, të cilët ia dorëzuan atë agjentëve më të rinj, William Novak dhe Garrett Churchill. Ata agjentë thuhet se incizuan intervistën me Bobulinskin dhe ruajtën edhe një dokument për të dhënat dixhitale të ofruara nga Bobulinski.

Ish-agjenti i FBI-së, Timothy Thibault

Një email i vitit 2017 nga laptopi i Hunter Biden zbuloi një marrëveshje biznesi midis Bobulinskit, familjes Biden dhe anëtarëve të rangut të lartë të Partisë Komuniste Kineze që do përfshinte dhjetë për qind ‘të mbajtur nga H për djalin e madh’. Bobulinski ka pohuar se ‘referenca për ‘djaloshin e madh’ në email-in e 13 majit 2017 ishte në fakt një referencë për Joe Biden’.

Pas intervistës, ‘Bobulinskit dhe avokatit të tij iu dha numri i celularit të ish-agjentit të FBI-së Thibault dhe iu tha se ai do të ishte ‘njeriu i tyre kryesor’ në FBI në vijim’, raportoi New York Post.

‘Atë natë, avokati i Bobulinskit telefonoi Thibault, i cili tha se së shpejti do e këshillonte për hapat e ardhshëm dhe nëse Bobulinski duhet të bënte një intervistë pasuese’.

Megjithatë, Bobulinski dhe avokati i tij nuk u kontaktuan kurrë nga Thibault, zbuloi raporti. Duhet të theksohet se Bobulinski nuk u ftua kurrë për të dëshmuar përpara jurisë së madhe të Delaëare që po hetonte Hunter Biden, shkruan Breitbart.

Ish-partneri i biznesit i Hunter Biden, Tony Bobulinski

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Divizionin e Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Matthew Olsen, i ka konfirmuar që atëherë Kongresmenit republikan Matt Gaetz (Florida) në një seancë dëgjimore në kongres se byroja po heton Hunter-in.

Sipas një raporti të CNN në korrik, prokurori i Shteteve të Bashkuara i emëruar nga Trump, David Weiss është duke diskutuar nëse Hunter dhe bashkëpunëtorët ‘kanë shkelur ligjet për pastrimin e parave, financimin e fushatës, taksat dhe lobimin e huaj, si dhe nëse Hunter Biden ka shkelur rregullore të tjera’.

Megjithëse Joe Biden dhe stafi i tij kanë pretenduar shtatë herë se presidenti nuk ka pasur pjesë në biznesin e familjes, ai ka qenë i përfshirë në të paktën 17 raste.