Një sasi prej rreth 25 mijë litrash karburant kontrabandë është bllokuar nga Antikontrabanda Detare e Policia Kufitare në Portin e Durrësit.
Peshkarexha ‘Leon’ që vinte nga vendet e Lindjes është bllokuar mbrëmë dhe pas kontrollit është gjetur sasia e lartpërmendur e naftës kontrabandë, shkruan Shqiptarja.
Në pranga kanë përfunduar 43-vjeçarin Shpëtim Cani, kapiten i peshkarexhës dhe 41-vjeçarin Roland Cani, marinar, ndërsa nafta ishte planifikuar të hynte në tregun e brendshëm e të shitej këtu.
Në korrik, një tjetër sasi kontrabandë prej 80 mijë litrash naftë u bllokuar në një peshkarexhë në Portin e Durrësit.