Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj i përgjigjet Arbanës: Ke firmosur marrëveshje 5-vjeçare me inceneratorin e Tiranës, letrat do i dërgohen SPAK-ut


Koordinatorja e luftës për kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Shijakut Elton Arbana lidhur me problematikën e djegies së mbeturinave në vend depozitim.

Shehaj iu drejtua nga emisioni Task Forcë në Syri TV, kryetarit të Bashkisë së Shijakut duke i thënë se ka lidhur kontratë me kompaninë e inceneratorëve.

Në reagimin e tij Arbana mohonte se ka paguar para për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës që operohet nga kompania e aferës së inceneratorëve.

Shehaj thekson në reagimin se Bashkia Shijak ka pranuar fatura të cilat I ka detyrim ligjor t’i paguajë

Sa për atë çka fole letrat shumë shpejtë do i dërgohen SPAK dhe të jenë ata që të vlerësojnë çke bërë por mbi të gjitha dhe procedurën tenderuese që ke shpallur sërish pasi ke lidhur marrëveshje 5-vjeçare me inceneratorin e Tiranës ( e mbi të gjitha tregu i depozitimit të mbetjeve veç te ZOTO & CO është dhënë prandaj as pse ke hapur tender nuk e kuptoj).

Faturat që ke pranuar janë detyrim ligjor për tu paguar dhe këtë duhet ta mësojë përpara se ti firmosje, se të çojnë dhe në gjyq ata e ti mbledhin me forcë plus dhe interesat( pra para me shumë nga taksat tona).

Kjo është e vërteta dhe t’i merr shkresa nga thesari sa të duash por m.q.s je i shkresave dërgoja dhe këto faturat që ke firmosur dhe pyeti janë a jo detyrim për tu paguar nga buxheti i shtetit”-shkruan Shehaj.

Reagimi i Arbanës:

Jam konfuz se si mund t’ju drejtohem ju znj. Brisida që po kërkoni të gjeni veten te partia e re.

Në thelb ju i dini të vërtetat. Por a i besoni asaj që thoni, se kështu jua do puna të flisni përkrah figurës së virgjër te z.Vasili?!

Ju e dini fare mire që nëpermjet Thesarit mund ta konstatoni të vërtetën.

Ky eshte fakt. Pagesat, e nderuar, do të bëhen në momentin që do mbyllet procedura e tenderimit për këdo operator që do të shpallet fitues.

I qëndroj plotësisht deklaratës time që nuk kemi paguar asnjë qindarkë për depozitimin e mbetjeve të bashkisë së Shijakut në landfillin e Sharrës. Kjo vërtetohet nga Thesari në varësi të Ministrisë së Financave dhe shumë shpejt do ta keni në dorë dhe këtë shkresë.