Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari në Tiranë hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë


Një 35-vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mikel Maruli”,  ku 35-vjeçari me inicialet  A. A., dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

“Më datë 08.09.2022, në rrugën ‘Mikel Maruli’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë Policia.