Vendosni fjalën kyçe....

Berisha denoncon TEC-et lundruese: Punojnë me mazut, energjia e tyre kushton 360 euro megavati


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka foltorja e Kuvendit ka denoncuar anijet që do gjenerojnë energji elektrike dhe që janë ankoruar në Vlorë.

Berisha i cilësoi dy anijet si ndotës të mëdhenj qeverinë si mashtruese për funksionimin e tyre me gaz. Kjo pasi sipas kreut të PD-së ato punojnë me mazut.

Sipas Berishës energjia e tyre do kushtojë 360 euro Mw.

I dhatë një goditje të rëndë shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Ju dilni e blini me çmime 2-fish 3-fish mbi bursën. Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët. Po shqiptarët do ju përgjigjen ju. Do ju japin një përgjigje flakë për flakë. Se ju rrisni çmimin e energjisë për shtresën e mesme, e godisni me qëllim. Mjekë, biznesmenë të vegjël, inxhinierë dhe me radhë, ju i largoni menjëherë këta nga vendi”-deklaroi Berisha.