Vendosni fjalën kyçe....

“Ç’është kjo mani për të pushtuar, uluni”- Berisha kërkon fjalën por Felaj i fik mikrofonin


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar fjalën në seancën plenare që po zhillohet në këto momente në Parlament dhe ka shkuar në foltore. Por zëvendëskryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj nuk ia ka dhënë fjalën.

“Paradë pashpirtësie, kreu i juaj duhet të jetë këtu, t’u thotë qytetarëve shqiptarë si ka mundësi, pasi u ka grabitur…”– tha Berisha të cilit i fiket mikrofoni.

Felaj e cila ia dha fjalën për procedurë, i kërkoi Berishës që të lironte foltoren sepse nuk po i përmbahej kërkesës së bërë.

 “Nuk është për procedurë, ju lutem uluni, teknika t’i ndërprisni fjalën zotit Berisha, nuk është për procedurë. Zënia e foltores disiplinohet nga rregullorja e Kuvendit, çfarë është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni.”- tha Felaj. Debati mes tyre vijoi për pak minuta, derisa Berisha u largua nga foltorja.