Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Gledis Nano u shkarkua nga vrasjet e fundit dhe rikthimi i parcelave të drogës


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në emisionin “Top Story” deklaroi se Gledis Nano u shkakrua për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale dhe rikthimit të parcelave të dorgës.

Ai gjithashtu e akuzoi ish-drejtorin për mungesë lidershipi. Madje Çuçi tha se Nano e mori territorin nga paraardhësi pa fusha me kanabis dhe gjatë detyrës së tij ato u rikthyen madje edhe tentativat për trafikun e drogës.

Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të fundit të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për një drejtor policie, ulemi dhe flasim për lidershipin e tij. Nuk flasim në mënyrë mekanike për statistikat. Pa reformuar Policinë Kriminale, nuk do pretendojmë të reformojmë Policinë. Këtu i ka munguar lidershipi.

Ka dhe të tjera, si lufta kundër kanabisit. Nëse në 2021 nuk bëhej fjalë të gjendeshin parcela në fushë me kanabis, sivjet për fat të keq pati disa. Për fat të keq këtë vit pati dhe një tentativë për të trafikuar drogë drejt Italisë.

Janë disa elementë që tregojnë se ka munguar lidershipi, performanca e drejtorit. Disa fenomene që ne i kishim lënë mbrapa. Nëse paraardhësi e la të zbrazur fushën, ato u rikthyen. Në fund të fundit ato u kapën përsëri nga vetë Policia”, u shpreh ministri.