Vendosni fjalën kyçe....

Dyfytyrësia e neveritshme e Bajram Begajt; u pikëllua për mbretëreshën e Anglisë, por heshti për Jonadën


Presidenti Bajram Begaj me reagimin për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së Britanisë së Madhe ka shfaqur një dyfytyrësi dhe paradoks që minon besueshmërinë dhe prestigjin e institucionit që përfaqëson. 

Presidenti Begaj nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e Jonadës së vogël nga efektivi i policisë që e përplasi me motorbarkën në Himarë ndërsa sot publikoi mesazhin plot pikëllim për mbretëreshën që humbi jetën në moshën 96-vjeçare.

Ngushëllime të përzemërta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Elisabetës II Ajo ishte një Monarke me zemër të mirë, forcë dhe guxim të pamasë dhe do të mbahet mend gjithmonë me shumë respekt dhe admirim! U prehtë në paqe Mbretëresha!”-shkroi Begaj.

Për ngjarjen që tronditi opinionin publik shqiptar Begaj nuk gjeti as kohën e as momentin të bënte një reagim edhe pse protesta u zhvilluan për vrasjen e të miturës.