Vendosni fjalën kyçe....

Gjobitet me 400 milionë dollarë META në Irlandë


Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave e ka gjobitur kompanisë mëmë të Instagram, Meta me 400 milionë dollarë për shkeljen e dyshuar të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me privatësinë e fëmijëve në platformë.

Gjoba gjigante vjen pas një hetimi dy vjeçar për numrat e telefonit dhe adresat e email-it të adoleshentëve që janë lehtësisht të disponueshme për publikun nga llogaritë e tyre.

Meta iu përgjigj gjobës duke pretenduar se ata përditësuan mjedisin e vjetër në të cilin u përqëndrua hetimi mbi një vit më parë dhe këmbëngulin se nën 18-vjeçëve u jepen automatikisht llogari private kur regjistrohen tani.