Vendosni fjalën kyçe....

I quajti “deputetë të pavarur”, Noka e Shehu debatojnë me Nikollën: Na kanë zgjedhur demokratët, jo Ali-Basha


Një debat ka ndodhur në seancën e sotme parlamentare, mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe dy deputetëve të PD-së Flamur Noka dhe Tritan
Shehu.

Kjo për shkak të ndarjes së deputetëve demokratë në dy grupe, dhe Nikolla i vendosi ata si deputetë jashtë grupit parlamentar.

Noka i irrituar mori fjalën dhe tha se ai është i zgjedhur nga demokratët e zonës ku është votuar dhe jo nga Lulzim Basha apo Enkelejd Alibeaj dhe e akuzoi Nikollën se po shkelte rregulloren.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Tritan Shehu.

Debati: 

Lindita Nikolla: Një sqarim zotit Noka, nuk shënohet i pavarur por deputet jashtë grupeve parlamentare. Ju e dini fort mirë që nga grupi parlamentar ju ka përjashtuar grupi e jo kryetarja e kuvendit. Keni dëshirë ta transferoni këtë problem te Kryetarja e Kuvendit, por kryetarja respekton rregulloren.

Flamur Noka: Ju jeni kryetare, kur një deputet ta shënoni jashtë grupeve parlamentare duhet t’i referoheni së pari KQZ-së, se zonjë demokratët mua më kanë zgjdhur gjithë këto vite si deputet të tyre, s’më ka zgjedhdur Ali-Basha kurrë, as do pranoj të më zgjedhë Ali Basha. Mua më kanë zgjedhur demorkatët.

Në KQZ unë kam qenë e jam deputet i PD-së, më thoni cili nen i rregullores, i Kushtetuës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më caktojë mua se jam deputet jashtë apo brenda grupeve. Se kush jam unë e dinë demokratët.

S’mund të ma caktojë askush, kush jeni ju, ju jeni thjesht spikere, s’jeni për të kombinuar as me Ali- Bashën as me askënd tjetër, por për të respktuar ligjin dhe rregulloren.

Tritan Shehu: Sipas rregullores deputetët depozitojnë emrat në sekretari, radhën e diskutimeve e përcaktoni ju, as Ali-basha as Balla, ndaj këtu po bëhen shkekje të renda, s’janë ata që përcaktojnë radhën e diskutimeve, të jemi korrekt. Pavarësisht marrëdhënies që kemi me kolegë të ndryshëm, mos bëhet kjo që po bëhet. Ju jeni kryetare e Kuvendit, unë nuk njoh të tjerë.