Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimaj jep hollësi mbi paketën antikrizë, kush përfiton nga rritja e pagave


Ministrja e Financave Ibrahimaj është futur më në hollësi lidhur me paketën antikrizë të qeverisë. Ajo tha se pensionet do indeksohen me 6% dhe nga kjo masë do poërfitojnë 674 mijë persona.

Ibrahimaj njoftoi rritjen e pagave të administratës me 7% që do ketë një kosto rreth 713 milionë lekë e nga e cila do përfitojnë 41 mijë punonjës.

Më hollësisht Policia e Shtetit do ketë një shtesë page me 5560 mijë lekë të reja nga e cila përfitojnë 10800 punonjës, Policia e Burgjeve do ketë shtesë 10548 lekë të reja në muaj e nga kjo do përfitojnë 3600 efektivë, ndërsa administrata do ketë rritje page me 5 mijë lekë e nga masa përfitojnë 20 mijë punonjës.

Ndërsa masat e tjera u njoftuan më herët nga kryeministri Rama si ajo e dyfishimit të ndihmës ekonomike për gratë me dy fëmijë ashtu edhe rritjen me 10% të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe që janë përfituese e saj.