Vendosni fjalën kyçe....

Nga rindërtimi…hop te integrimi, Ahmetaj propozohet për detyrën e re


Ish-ministri i Rindërtimit e zv.kryeministri Ahmetaj pritet të rikthehet  me një tjetër detyrë.

Deputetët e PS-së e kanë propozuar si anëtar të Komisionit të Integrimit. Njoftimi u bë nga kryetarja e Kuvendit Nikolla në nisje të seancës plenare.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian.” – tha Nikolla.

Ahmetaj u shkarkua pak javë më parë si zv.kryeministër e ministër i Rindërtimit. Vendin e tij si zv.kryeministër e ka marrë ministrja e Infrastrukturës, Balluku.