Vendosni fjalën kyçe....

“Paga minimale shkon në 34 mijë lekë, jemi i vetmi vend që s’kemi prekur çmimin e energjisë” – Rama


Kryeministri Rama pohoi sot se në vend do ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë të reja.

Teksa prezantoi paketën antikrizë ai tha se bileta e transportit nuk do preket, do ketë ndihmë për fermerët dhe sektorin e peshkimit.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend në rajon e Evropë që nuk ka prekur çmimin  e energjisë elektrike gjë që ka çuar edhe në një inflacion më të ulët se shumë vende.

“Nuk do ketë rrogë më të vogël se 34 mijë lekë në Shqipëri. Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, mbështetje për TVSH-në e peshkimit, mosprekjen e çmimit të biletës së transportit. Për momentin ne jemi ende të varur nga tregu energjetik duke qenë se nuk i sigurojmë dot furnizimin vetëm në vend. Me investimet dhe projektet që kemi në plan mund të arrijmë brenda një periudhe të jemi vend sovran për sa i përket sigurimit të energjisë po tani për tani varemi krejtësisht nga tregu. Jemi vendi iv etëm në rajon e Evropë që nuk kemi prekur çmimin e energjisë elektrike. Kjo ka qenë arsyeja që kemi pasur inflacion të ulët. A është vendim kurajoz apo i çmendur këtë do e tregojë koha, por për momentin vendimi ynë është ky.” – tha Rama.