Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Begaj, ai tha se Roma është mbështetëse e fortë e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Mattarella shtoi se janë të gjitha kushtet për rritjen e investimeve italiane në Shqipëri.
“Një lidhje mes Shqipërisë dhe Italisë që është rritur dhe mes komunitetit të italianëve në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Itali. E kemi pritur me kënaqësi të madhe, arritjen e udhëtimit historik për hapjen e negociatave të Shqipërisë. BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë popullit shqiptar. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE. Jam i sigurt se puna që do të zhvillohet në kuadër të komitetit ekonomik do të jetë e çmuar për të shtuar këto perspektiva dhe investimet italiane në Shqipëri. Janë të gjitha kushtet për rritur bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri. Siç nënvizoi presidenti Begaj, shkëmbimet kulturore paraqesin një mundësi të mirë. Kontributi i komunitetit arbëresh në Itali është i madh, duke ruajtur me shekuj traditën e tyre. I rëndësishëm bashkëpunimi mes universiteteve tona. Po zhvillohet gjithmonë e më shumë, shpresoj në forcimin e bashkëpunimit.” – tha Mattarella.
Ai shtoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor është në BE, ndërsa kjo e fundit është e paplotë pa integrimin e rajonit.