Meghan Markle u kritikua ashpër nga mediat britanike pasi iu referua vetes 54 herë në një fjalim mbi barazinë gjinore në samitin e ‘One Young World’ në Mançester.
Në fjalimin e saj që zgjati 7 minuta, ajo nuk humbi kohë duke u treguar 2000 të pranishmëve për prindërimin e saj dhe të bashkëshortit Harry dhe se si jeta e tyre kishte ndryshuar.
“Nuk mund ta imagjinoj apo kuptoj se si 2 mijë të rinjtë kuptuan ndonjë për atë që ajo po fliste.” – tha Ingrid Seward, kryeredaktore e Magazine Majesty.
“Nuk kishte kuptim. Unë nuk mendoj se ajo e dinte se për çfarë po fliste. Gjithçka ishte thjesht ‘unë, unë, unë’ dhe lavdërimi i vetes.” – shtoi ajo.