Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatin që pati sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Açka shkruan se ishte në punën e saj, por për shkak të mënyrës si iu drejtua ministri u detyrua të përgjigjej.
“Isha në punën time… por kur qeveria do të dijë ke bërë apo jo dush, duhet t’i përgjigjesh. Se kush lahet nëpër pishinat luksoze, e tregojnë vetë punëtorët e pishinave. Mua, as më kanë parë, e as do të më shohin ndonjëherë, por vetëm atëherë kur ta dojë detyra politike, sa kohë të jem në politikë.”- shkruan Açka.
Manja iu drejtua asaj sot në Parlament me fjalët “ik lahu tek pishinat e Irfanit”, gjë që nuk i pëlqeu deputetes. Ajo iu kthye ministrit duke i thënë që s’ka të drejtë t’i përmendë asaj se ku lahet, në një kohë kur punonjësit e resortit “Prestige” në Durrës gati sa nuk u nxorën edhe dashnoret zyrtarëve të qeverivë.
“…zotëria i nderuar, ministri, nuk ka të drejtë fare të më përmendë mua pishina, kur në fakt e thanë vetë punëtorët e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj. Vetëm sa nuk ju treguan dashnorët, të gjitha i treguan, e lanë dhe kafshuan gjuhën vetëm tek dashnorët.
Kështu që para se të më përmen dë mua pishinat, unë ka m qenë aty si kryetare e Komisionit të Medias, sepse e di që me paratë e atij resorti, mbahet një media shumë prestigjioze në Shqipëri, ndër të vetmet që të paktën nuk e ka ulur shpinën para publikut. Prandaj kur të flisni për mua herë të tjera ejani me fakte. Se ku lahem dhe kur lahem unë është çështja ime, por kur të keni fakte publike, ejani këtu dhe unë do t’ju kërkoj ndjesë. Megjithatë për pjesën që fola ju kërkoj ndjesë. Kaq kisha.”– tha Açka.