Vendosni fjalën kyçe....

Zogaj: Meta sqaroi qëndrimin për dosjen I.M me kallëzimin penal për Autoritetin


Analisti Preç Zogaj, gjatë debatit në emisionin “Opinion” ka vlerësuar qëndrimin dhe veprimin e ndërmarrë nga ish-Presidenti Ilir Meta për akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Zogaj tha se kreu i Partisë së Lirisë ka sqaruar të vërtetën në media, sikundër kishte kërkuar ai por edhe opinioni publik.

Zogaj shtoi se Meta shkoi më tej me kallëzimin penal që bëri kundër Autoritetit të Dosjeve.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim të tijin akuzoi se në debatet televizive janë edhe përfaqësues të UDP-së që flasin për dosjet e ish-Sigurimit, duke shigjetuar kështu gazetarin dhe botuesin Baton Haxhiu që është akuzuar shpesh si i lidhur me shërbimin jugosllav.

Edhe UDB me përfaqësues në debatet televizive të mbrëmjes për dosjet e ish-Sigurimit? Tamam “Ballkan i Hapur” me dosje të shqyera!”-shkruan Blushi