Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me mbështetësit në Ersekë: Rama në Tiranë po bën gjithçka ta bëjë Shqipërinë pjesë të Jugosllavisë së vjetër


Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të Ersekës. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e traditës dhe konservatorizmit në arritjen e një të ardhme më të ndritur.

Më pas Berisha vuri thekin tek interesi kombëtar, duke thënë se nuk mund ta dojë kombin një kryeministër që kërkon ta kthejë Shqipërinë vasal të një vendi tjetër dhe pjesë të Jugosllavisë së vjetër.

“Këtu njeriu vjen në një trevë frymëzimi. Kolonja është vendlindja e atdhetarëve të mëdhenj dhe mendjeve të ndritura të kombit në të gjitha fushat. Dhe në këtë kontekst, si një parti konservatore, si një parti e traditës, ne besojmë se nderimi për traditën, nderimi për trashëgiminë pozitive, është një kusht themelor për të patur një të ardhme që meritojmë, një të ardhme të ndritur. Ndaj ne qëndrojmë në vlerat tona kombëtare dhe sot kjo bëhet më aktuale se rrallë ndonjëherë.

Sepse sot, ëndrra shqiptare për një Shqipëri zonjë mes kombeve të zhvilluara, ëndërr kjo të cilën kur rilindasit tanë e shpallën, në atë kohë nuk kishte BE, por ata në mënyrë gjeniale e projektuan Shqipërinë asokohe pjesë e Perandorisë Otomane, si një zonë midis kombeve të zhvilluara të Evropës. Por duhet të jemi realistë dhe ta shohim tës vërtetën drejt në sy. Kjo ëndërr u formua pas shekujsh përpjekjesh të jashtëzakonshme të Perandorisë Otomane për të tjetërsuar kombin shqiptar. Shqiptarët në atë kohë ishin të vetmit që nuk u lejohej mësimi i gjuhës mëmë në shkollat otomane, në përpjekje që ata të mos ishin më shqiptarë. Por kjo përpjekje shekullore dështoi dhe ajo elitë në të cilën Kolonja ka pjesë thelbësore, ajo elitë e kombit e projektoi Shqipërinë në vendet e zhvilluara të Evropës. E vërteta është që ai projeksion u pagua me gjak, me akrifica të gjithëanshme, por shqiptarët ia dolën.

Tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për të ndryshuar siç thotë Vuçiçi, Jugosllavi e vjetër plus Shqipëri. ndodhemi në një moment kritik. E di se jo të paktë janë ata që thonë kemi halle më të mëdha se kaq. kjo nuk është e drejtë, për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se ai kombëtar. Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe e bënë të pavarur e bënë nga dashura. Shqipëria do të eci vetëm nëse e duam dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të vendit nëse i mëkojmë me këtë. Vetëm vende patriotike zhvillojnë vendet e tyre. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër.”– tha Berisha.