Charles III është shpallur sot zyrftarisht mbret në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin St James.
Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij këtë të shtunë.
Këshilli i Aderimit u mblodh sot për shpalljen e tij mbret, me ceremoninë që u transmetua në televizion për herë të parë në histori.
Vetë Mbreti nuk ishte i pranishëm në fillim, por ai mori pjesë në pjesën e dytë të ceremonisë për të mbajtur takimin e tij të parë të Këshillit Privy, grupi i politikanëve të lartë që këshillojnë monarkun.
Mbreti miratoi që dita e funeralit të Mbretëreshës të bëhet festë, megjithëse ende nuk dihet se kur do të bëhet.
Në deklaratën e tij, Mbreti tha se ishte “detyra e tij më e trishtuar” të njoftonte vdekjen e nënës së tij.
Ai tha: “Unë e di sa thellë ju, i gjithë kombi, dhe mendoj se mund të them e gjithë bota, solidarizoheni me mua në humbjen e pariparueshme që kemi pësuar të gjithë. Është ngushëllimi më i madh për mua të njoh simpatinë e shprehur nga kaq shumë ndaj motrës dhe vëllezërve të mi”.
Ceremonia u ndoq nga 200 anëtarë të Këshillit Privy, duke përfshirë ish-kryeministrat Boris Johnson, Theresa May, David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair dhe John Major.
Më vonë, siç shkruan BBC duartrokitjet dhe brohoritjet e “God Save the King” shpërthyen jashtë Pallatit të St James, përpara se një turmë mijërash të këndonin himnin kombëtar.
Ishte vendimi i Mbretit Charles III për të lejuar kamerat televizive në Këshillin e Aderimit për herë të parë për të lejuar publikun të shikonte procedurat.
Përpara radhëve të politikanëve të lartë dhe figurave publike të Këshillit të Aderimit, Mbreti Charles ia kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij shërbimit si monark.
Gun salutes mark the Principal Proclamation of King Charles III https://t.co/A5HazaHebV pic.twitter.com/EI6NZ7KagU
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) September 10, 2022