Një grua ka sjellë në jetë dy binjakë nga dy etër të ndryshëm. Adoleshentja, e cila dëshiroi të mos i përmendet emri, është nga qyteti i Mineiros në Portugali dhe lindi dy djemtë e saj së fundmi.
19-vjeçarja tha se ishte e habitur kur testet e ADN-së nga burri që supozohej se ishte babai i tyre dolën pozitive, por vetëm për një nga fëmijët.
Ajo shpjegoi për mediat vendase se më herët kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy meshkuj në të njëjtën ditë.
“Unë u befasova nga rezultatet. Nuk e dija se kjo mund të ndodhte dhe foshnjat janë shumë të ngjashme.”
Mendohet se është rasti i 20-të i superfekondimit heteroparental i regjistruar ndonjëherë në botë.
Por pavarësisht se foshnjat kanë etër të ndryshëm, kuptohet se vetëm njëri prej tyre do të jetë i regjistruar në certifikatën e lindjes.
Dr. Tulio Jorge Franco është një ekspert në këtë fushë dhe dha disa njohuri se si mund të ndodhë një shtatzëni e tillë.
Ai i tha medias G1: “Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm. Fëmijët ndajnë materialin gjenetik të nënës, por ato rriten në placenta të ndryshme. Është jashtëzakonisht e rrallë. Ndodh një në një milion. Nuk e kisha përfytyruar kurrë se do të shihja një rast të tillë në jetën time.”