Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatorët e BQE-së shohin rrezik në rritjen 2%  të normave të interesit për të frenuar inflacionin


Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane shohin një rrezik në rritjen e normës bazë të interesit deri në 2% ose më shumë për të frenuar inflacionin rekord në eurozonë, pavarësisht nga një recesion i mundshëm, thanë burimet për Reuters.

Me inflacionin në 9.1% në gusht dhe të parë mbi objektivin prej 2% të BQE-së për dy vitet e ardhshme, banka qendrore ka rritur normat e saj të interesit me shpejtësi rekord dhe u kërkon qeverive të ndihmojnë në uljen e faturave të energjisë që janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

BQE ngriti normën e saj të depozitave nga zero në 0.75% të enjten dhe presidentja Christine Lagarde e cila paralajmëroi për dy ose tre rritje të tjera, duke thënë se normat ishin ende shumë larg një niveli që do ta kthente inflacionin në 2%.

Pesë burime të afërta me çështjen thanë se shumë politikëbërës panë një probabilitet në rritje që do t’u duhet ta çojnë normën në “territor kufizues”, zhargon për një nivel normash që shkakton ngadalësimin e ekonomisë, në 2% ose më lart.