Vendosni fjalën kyçe....

Milani me 10 lojtarë mposht Sampdorian


Milani ka arritur të marrë një fitore të vështirë në Genoa kundër Sapmdorias.

Kuq e zinjtë shënuan shpejt në portën e vendasve me Messias në minutën e 6’.

Më pas një gol i shënuar nga De Keeteleare në minutën 21’ por u anulua nga VAR si pozicion jashtë loje.

Me fillimin e pjesës së dytë Milani mbetet me 10 lojtarë pasi Leo mori kartonin e dytë të verdhë.

Duke përfituar nga përhumbja e lojtarëve të drejtuar nga Pioli, Sampdoria në minutën e 57 meDjuricic shënoi golin e barazimit.

Goli i fitores për Milanin do vinte nga pika e bardhë e penalltisë pasi një goditje me kokë e Giroud u devijua me dorë nga lojtari i Sampdorias gjest që fillimisht nuk u pa nga arbitri por VAR vendosi për penallti. Penalltia u shndërrua në gol nga Grioud.

Milani ndodhet provizorisht në vendin e dytë me pikë të barabarta me Napolin.