Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Tjetër sulm kibernetik nga Irani, këtë radhë mbi sistemin TIMS


Shqipëria është goditur nga një tjetër sulm kibernetik, këtë radhë është prekur sistemi TIMS.

Kryeministri Edi Rama shkruan se janë të njëjtët agresorë, pra nga Irani.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.”– shkroi Rama në një postim në Twitter.

Bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit. 

Sulmi i ndodhur mbrëmjen e kaluar, vjen tre ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.