Sistemi TIMS është rikthyer pjesërisht në punë në dy sportele në pikën e kalimit kufitar në Rinas.
Aktualisht dy sportele janë vënë në punë pas sulmit që pësoi mbrëmjen e djeshme sistemi TIMS.
Sipas Ministrisë së Brendshme do ketë një rikthim të plotë së shpejti të sistemit në Rinas dhe pikat e tjera kufitare.
“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare”-njofton Ministria e Brendshme.
Pas sulmit të 15 korrikut mbi shërbimet qeveritare online ku sipas gjigandit teknologjik Microsoft, qëndronte Irani, edhe pas këtij sulmi mbi sistemin TIMS mendohet se fshihet të njëjtit haker.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin dhe dëboi stafin e Ambasadës në Tiranë.