Aeroporti ndërkombëtar Nënën Tereza, ka reaguar pas sulmit kibernetik të mbrëmjes së kaluar ndaj sistemit TIMS.
Në një njoftim për mediet për të gjithë qytetarët e shqetësuar, aeroporti i Rinasit thotë se problemet me sistemin janë momentale dhe se fluturimet vazhdojnë sipas planit.
Qytetarëve u kërkohet megjithatë të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e gjysmë para orarit të fluturimit.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim.”– thuhet në njoftimin për mediet.