Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj TIMS-it, hackerat publikojnë videon e kamerave të sigurisë në Rinas


Ditë pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, një tjetër sulm kibernetik ndodhi.

Kryeministri Edi Rama tha paraditen e sotme se prej orësh sistemi TIMS është jashtë funskionit për shkak të sulmit që përsëri dyshohet të jetë kryer nga Irani.

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Pasi kanë sulmuar sistemin TIMS, hackerat kanë publikuar një video në faqen “Homeland Justice” të një prej pikave kufitare, në vendin tonë më konkretisht në Rinas.

Dhe videoja është pikërisht nga momenti kur policët zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Përpara këtij momenti, një mesazh u ka shkuar në kompjuterë punonjësve mbrëmjen e kaluar.
“Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës.”- thuhet në foton e dërguar nga hakerët.