Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë këtë të shtunë disa foto nga takimet e javës që ka zhvilluar në Berat, në Njësinë 6 dhe 7 në Tiranë si dhe me strukturat drejtuese të Forumit të Grave të PL-së.
Sipas Metës, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues.
“Fotoalbum nga takimet e javës së Partisë së Lirisë në Berat, në Njësinë 6 dhe 7 në Tiranë si dhe me strukturat drejtuese të Forumit të Grave të PL-së.
Së bashku me qytetarët, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues.”– shkruan Meta, i cili ka thirrur një protestë me datë 13 përpara Inceneratorit të Tiranës, e para protestë e Partisë së Lirisë.