Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Sistemi TIMS është rikthyer në pikat kryesore të kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptim për vonesat e shkaktuara


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për të njoftuar rikthimin e sistemit TIMS në pikat kryesore të kalimit kufitar pas sulmit kibernetik.

Kështu, sistemi është rikthyer në Rinas, Kapshticë, Muriqan, Morinë dhe Kakavijë ndërsa po punohet edh e për rikthimin në Pikat e tjera.

Ministri kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të cilët janë ndeshur me vonesa si pasojë e mosfunksionimit të sistemit.

Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS.

Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa.

Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme”-shkruan Çuçi.