Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi Flamur Totaj, 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat
Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.
Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.