Policia ka arrestuar 4 persona pasi janë gjetur nën efektin e lëndëve narkotike duke drejtuar automjetin.
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se në total nga kontrollet e shtuara në rrugë janë arrestuar në total rreth 55 shtetas, të cilët pasi i janë nënshtruar testit me aparaturën AquilaScan, kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të drogës.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike”-njofton policia.