Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 25 vite burg për një vrasje në vitin 2000, ekstradohet drejt Shqipërisë 40-vjeçari


Është arrestuar në Itali e ekstraduar në Shqipëri një 40-vjeçar i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2000 në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar Besnik Lamçja, i cili u arrestua në Romë. Ai shtë dënuar me 25 vite burg për vrasje e vjedhje të kryer me armë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor 2000 pranë magazinave në rrugën ‘Siri Kodra’ ku Lamçja në bashkëpunim me një person me iniciale E.Ç ka qëlluar e vrarë me armë një person me iniciale G.H.