Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi lokomotiva e zhvillimit në Evropë. Politika energjetike e Berlinit është rrënuar” – Kryeministri polak thumbon Gjermaninë


Polonia është bërë ‘lokomotiva e zhvillimit’ për gjithë Evropën dhe ‘rëndësia’ e saj po rritet gjithnjë e më shumë, ka deklaruar kryeministri Mateusz Morawiecki.

Ndryshe nga Varshava, Berlini ka qenë shumë i lëkundshëm në qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, ndërsa politika e tij energjetike është krejt në ‘rrënoja’, tha ai për Der Spiegel në një intervistë të premten.

“Rëndësia e Polonisë po rritet. Ne ndihmuam në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, ne kemi krijuar një politikë të përbashkët të Evropës Qendrore Lindore me Rumaninë dhe Bullgarinë në Grupin e Vishegradit.” – pohoi Morawiecki.

Kryeministri këmbënguli se vendi është bërë ‘një lokomotivë zhvillimi’ për gjithë kontinentin, ndërkohë që përvoja e tij e kaluar me komunizmin ka rezultuar të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme.

“Ne përfaqësojmë larmishmërinë në Evropë dhe larmishmëria është një vlerë më vete. Ndoshta roli ynë nuk u pëlqen të gjithëve.”

Në të njëjtën kohë, Morawiecki sulmoi Brukselin, duke sugjeruar se problemet e ‘sundimit të ligjit’ të Polonisë me BE-në janë ngarkuar politikisht. Brukseli dhe Varshava kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje dhe reformat e diskutueshme gjyqësore të Polonisë, të cilat dyshohet se kanë shkelur parimin e pavarësisë së gjykatave.

Kryeministri treoi me gisht Spanjën, duke pretenduar se ‘organi zgjedhor gjyqësor dhe gjyqtarët emërohen pothuajse në të njëjtën mënyrë si në vendin tonë’, por kjo gjendjev ‘duket se nuk shqetëson askënd’.

Ai gjithashtu nuk humbi mundësinë për të kritikuar Gjermaninë, duke pretenduar se Berlini ka treguar një pozicion shumë të dobët në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa politikat e saj të supozuara të gabuara energjetike tani e kanë lënë vendin në ‘rrënoja’.

“Politikat e Gjermanisë kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në Evropë. Po bëhet e qartë se politika energjetike gjermane është në rrënim. Heqja e qymyrit dhe energjisë bërthamore ishte e parakohshme.” – pohoi Morawiecki.