Vendosni fjalën kyçe....

Manny Pacquiao në bisedime për t’u rikthyer në ring në moshën 43-vjeçare


Janari 2023 mund të shohë që një nga boksierët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti të rikthehet në ring.

Bëhet fjalë për Manny Pacquiao, i cili është në bisedime për t’iu kthyer sërish ndeshjeve të boksit. Duke thyer rekorde të shumta në një karrierë të pasur që e pa atë të bëhej kampion i tetë divizioneve, Pacquiao i vari dorezat në gusht 2021, pasi humbi ndaj ‘mbretit’ të atëhershëm të peshave të lehta të WBA-së, Yordenis Ugas.

Mbi një vit pas asaj disfate, 43-vjeçari Pacquiao është në bisedime për t’u përballur me ish-partnerin e tij Jaber Zayani, i cili krenohet me një rekord të paprekur 18-0, në në një ndeshje që është parashikuar të zhvillohet në kryeqytetin saudit Riad.

“Ne thjesht jemi në bisedime.” – shpjegoi Pacquiao për agjencinë e lajmeve AFP nga Franca.