Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike pasi u kapën në flagrancë gjatë kontrollit.
Rasti i parë u zbulua në Dhërmi ku u arrestua i riu me iniciale R. Z., 33 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta ekstazi.
Nga ana tjetër, në Radhimë, një 34-vjeçar me iniciale E. Gj. gjatë kontrollit në automjet iu sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë si dhe Cannabis Sattiva.