Mijëra njerëz dolën në rrugët e Vjenës të shtunën, duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, ku shumë denoncuan qeverinë austriake dhe ‘axhendën globale’.
Rreth 3,000 njerëz morën pjesë në tubim, siç raportohet nga gazeta Heute, duke cituar forcën e policisë së qytetit. Një tjetër tubim, i quajtur ‘marshi i patriotëve’, u zhvillua gjithashtu në qendër të Vjenës. Kishte një prani të madhe sigurie përgjatë rrugëve dhe të dyja ngjarjet kaluan pa incidente.
Protestuesit akuzuan qeverinë austriake se ka lënë në baltë popullin dhe se punon në interes të ‘globalistëve’. Disa aktivistë denoncuan vaksinimet e detyrueshme kundër Covid-19, por tema mbizotëruese të shtunën ishte rritja e çmimeve të energjisë dhe kriza inflacioniste.
Protestuesit bënë thirrje për heqjen e ‘sanksioneve vetëvrasëse’ – një referencë e dukshme ndaj masave ndëshkuese të vendosura ndaj Rusisë në vazhdën e operacionit të saj ushtarak në Ukrainë.
Të shtunën e kaluar, rreth 70,000 dolën në një marshim në kryeqytetin çek, Pragë. Demonstruesit kërkuan që qeveria të sigurojë kontrata të drejtpërdrejta me furnizuesit e gazit, duke përfshirë Rusinë, për të ulur çmimet e energjisë. Ata gjithashtu bënë thirrje që Republika Çeke të bëhet ushtarakisht asnjanëse dhe denoncuan NATO-n dhe BE-në.
Përgatiti për Hashtag.al, k.manjani