Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sulmi ndaj TIMS nuk ka rezultuar në zhdukje apo rrjedhje serioze të të dhënave, kemi rezistuar teknikisht


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Rama thekson se agresioni nuk ka arritur asnjë qëllim për zhdukje apo rrjedhje serioze të të dhënave.

Kryeministri më tej ka edhe një reagim ndaj zërave të cilët akuzojnë qeverinë se ka harxhuar para për sistemin informatik dhe të të dhënave dhe arrin që të mbrohet. Për këto zëra Rama thotë se Shqipëria ka rezistuar teknikisht më së miri.

Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”-shkruan Rama.