Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dënon sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS: Po ndihmojmë në hetim dhe rimëkëmbje


SHBA kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, që goditi sistemin TIMS në pikat e kalimit kufitar.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë thekson se ky aktivitet keqdashës vjen pas sulmit kibernetik të 15 Korrikut nga qeveria e Iranit ndërsa shton se qeveria e saj po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar sulmin dhe për të rimëkëmbur pasojat e tij.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë.

Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në postim.