Forcat e armatosura të Spanjës së shpejti do stërvisin e trupave ukrainase, konfirmuan burime ushtarake për El Mundo të premten.
Gazeta zbuloi se personeli po përgatitej të udhëzonte homologët e tyre nga Kievi për përdorimin e tankeve, sistemeve raketore, mjekësisë ushtarake dhe punës së çminimit.
Lajmet dolën pas një takimi midis ambasadorit ukrainas Sergey Pohoreltsev dhe ministres spanjolle të Mbrojtjes Margarita Robles. Diplomati më herët ka shprehur pakënaqësi për cilësinë dhe sasinë e ndihmës së ofruar nga Madridi.
Ukrainasit do stërviten me të njëjtat armë që do përdorin më vonë në luftimet në terren, duke përdorur gjithashtu simulatorët dhe mjetet e transportit të ushtrisë spanjolle, thanë burimet.
Stërvitja do zhvillohet kryesisht në objektet ushtarake të Zaragozës, ku rreth 600 ushtarë ukrainas të plagosur tashmë po mjekohen nga mjekët spanjollë.
Një dërgesë armësh spanjolle që iu premtua Ukrainës muajin e kaluar ka filluar të mbërrijë, duke përfshirë 20 automjete të blinduara M113, një bateri kundërajrore Aspide dhe disa ton predha artilerie dhe materiale strehimi.
Madridi shpreson se dorëzimi do e lehtësojë një pikë fërkimi midis dy kombeve pasi Spanja kishte premtuar më parë disa armatime që nuk u dorëzuan.
Traktati i Bashkimit Evropian ndalon misionet ushtarake brenda BE-së, por ashtu si me kufizimet për ofrimin e armëve për vendet e përfshira në luftime, rregulli është modifikuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Aleatët e NATO-s, Gjermania, Franca, Danimarka dhe Britania e Madhe kanë marrë pjesë të gjithë në stërvitjen e ushtarëve ukrainas që kur Rusia dërgoi trupa në vend në shkurt.
Ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez njoftoi një rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën muajin e kaluar, duke u zotuar të sigurojë raketa të mbrojtjes ajrore, automjete të blinduara, municion, këshilltarë ushtarakë dhe veshje dimërore.